EDHE SHTEPIA E VULLNETIT TE MIRE 2 NE HOCE TE QYTETIT PERFUNDOI. GEZIMI ESHTE I PAPERSHKRUAR KURSE ATA
QE NDIHMUAN MUND TE JENE KRENARE PER KETE VEPER TE PERBASHKET.
Daut Buduri, ne emer te mjeshterve te cilet me vullnetin me te mire e ndertuan edhe kete shtepi, ia dorzon celesin nenes Fehmije.
Mjeshtrit uruan me rradhe te gezohet shtepia e ndertuar me duart e tyre te vyeshme.
Kryemjeshtri Ylmi Qazim Shala, i cili sebashku me koleget e tjere, u angazhuan me vetemohim per tu dukur e bukur shtepia e vullnetit te mire.
Nga shtepia e re, per here te pare sherbehen mysafiret-mjeshtrit qe nuk kursyen asgje per ta bere te bukur jeten e jetimeve.
NJE FALENDERIM NGA ZEMRA PER TE GJITHE ATA QE KONTRIBUAN PER KETE VEPER.
FOTOGRAFITE QE RREFEJNE SE ME NDIHMAT E VOGLA MUND TE BEHEN VEPRA TE MEDHA:
Shtëpia e ndërtuar me punën vullnetare të mjeshtërve të fshatit
dhe
materialin e blerë me mjetet e dhuruara
- Kjo shtëpi duket e bukur sepse është bërë me zemër dhe me dëshirën e vullnetin më të madh për ta ndihmuar një familje të rrezikuar. Pa ndihmën dhe punën e madhe të mjeshtërve bëmirës të cilët falas, pa kurrëfar kompenzimi material, po i kryejn punimet e nevojshme, do të ishte e pamundur të bëhet kështu me afro 18 mijë eurot e dhuruara.
-Eshtë kjo dhuratë në këtë nëntor, në këtë 100 vjetor të Pavarësisë së Shqipërisë;
Në saje të ndihmave të mëse 260 bëmirësve nga Hoça e Qytetit, që ndodhen në diasporë përkatësisht në Zvicër, Gjermani, Holandë, Itali dhe Austri si dhe të mbështetjes së shumë bëmirësve dhe njerëzve me zemër humanitare, mjeshtrit fisnik, të palodhur dhe solidar nga ky fshat, me intensitet të shtuar po punojnë që shtëpia e dytë e vullnetit të mirë për familjen e jetimëve Buduri, të bëhet sa më parë e gatshme.
Punimet i filloi bëmirësi Ismajl Bejtulla Buduri i cili me mekanizmin e tij e rrënoi shtëpinë e pabanueshme të kësaj familje, e përgatiti terrenin dhe i hapi themelet e shtëpisë kurse mjeshtri i shquar me zemër të madhe humanitare Ylmi Qazim Shala, me vëllezërit e vyer dhe bashkëpunëtorët e tij, e ndërtoi këtë shtëpi të bukur me përkujdesin më të madh. Instalimin e ujit e bëri Rezmi Halit Bytyqi kurse instalimin e rrjetit të rrymës e bëri Miriman Ruzhdi Krasniqi (automjeti i te cilit shihet ne fotografi), të nxitur që të gjithë nga ndjenja e madhe e solidaritetit dhe dëshira, si thuhet për të qitur në dritë këtë familje të rrezikuar nga skamja. Së shpejti punët suvatuese do ti kryej Selver Avdulla Shala kurse pllakat e keramikës do ti vendos Daut Bajram Buduri. Poashtu, laminatin do ta vendosin vëllezërit Gashi (Malsor Shehali Gashi) kurse rrethojat e ballkonit do ti punoj dhe vendos Iftiman Hasan Krasniqi.
Kjo shtëpi duket e bukur sepse është bërë me zemër dhe me dëshirën e vullnetin më të madh për ta ndihmuar një familje të rrezikuar. Pa ndihmën dhe punën e madhe të mjeshtërve bëmirës të cilët pa kurrëfar kompenzimi material po i kryejn punimet e nevojshme, do të ishte e pamundur të bëhet kështu me afro 18 mijë eurot e dhuruara.
Zoti i shpërbleftë të gjithë!
--------------------------------------
PËR NDËRTIMIN E SHTËPISË SË DYTË TË SOLIDARITETIT NË HOCË TË QYTETIT U GRUMBULLUAN MËSE 17.000 €
· Hajriz Feriz Gashi, pronar i Firmes Vali, këtë aksion e mbështet duke dhuruar gjithë materialin për suvatim në vlerë prej afro 1300 €;
· Dyqani argjendar Naimi&Golld (Naimi dhe Abdyli) që ndodhet në afërsi të Shtëpisë së Bardhë në Prizren, edhe për këtë shtëpi dhuroi një monedhë ari që do të vendoset, sipas traditës, në themelet e shtëpisë;
· Mjeshtrit e fshatit, bëmirësit e devotshëm, së shpejti fillojnë punimet për ndërtimin e Shtëpisë së vullnetit të mirë 2012;
Muajin e ardhshëm, në Hoçë të Qytetit, do të fillojnë punimet për ndërtimin e shtëpisë së solidaritetit, për familjen 7 anëtarëshe Buduri. Kjo do të jet shtëpia e dytë e cila do të ngritet me mjetet e dhururara nga njerëzit e vullnetit të mirë dhe me zemër humnaitare. Me mjetet e grumbulluara deri më tash, (mëse 17.000€), këto ditë, është paguar materiali ndërtimor. Firma Berisha siguroi mundësinë e blerjes së materialit ndërtimor me çmimin pa kurrëfar interesi në fitim kurse mjeshtrit bëmirës janë të gatshëm të kryejnë të gjitha punimet pa kurrëfar kompenzimi dhe me vullnetin më të mirë.
Pas hapjes së themeleve nga Ismajl Bejtulla Buduri me mekanizmin e tij, Ylmi Qazim Shala me vëllezër e bashkëpunëtorë, do ta ndërtoj shtëpinë nga themelet, Selver Avdulla Shala do ti kryej punët suvatuese, Mon Ruzhdi Krasniqi me vëllaun Nuridinin dhe me firmën e tij do të bëj instalimin elektrik, Rezmi Halit Bytyqi, do të përkujdeset për instalimin e ujit, Daut Bajram Buduri, do ti vendos pllakat e keramikës, Malsor Shehali Gashi me vëllaun, do të vendos laminatin, Mon Hasan Krasniqi, do të përkujdeset për zbukurimin me hekur të ballkonit dhe e mirëseardhur do të jet edhe ndihma e bashkëatdhetarëve tjerë të cilët mund të mbështesin mjeshtrit gjatë punëve të tyre.
Mjeshtrit në fjalë, me angazhimin e tyre solidar po bëhen pjesë e bëmirësisë, të cilës ia kanë lakmi të gjithë. Ne i përgëzojmë për gadishmërinë e tyre dhe ZOTI I SHPERBLEFTË.
T`JU NDIHMOJMË SËBASHKU, KËTYRE MJESHTËRVE TË VYESHËM DHE HUMANITARË QË EDHE KJO VEPËR SOLIDARE NË FSHATIN TONË TË KRYHET ME SUKSES!
PRANDAJ, MOS U NDAJ, PËR HIRË TË ZOTIT, NGA KY AKSION PËR TË MIRËN E SKAMNORËVE!
Ylmi Qazim Shala Ismajl Bejtulla Buduri Selver Avdulla Shala
Daut Bajram Buduri Mon Ruzhdi Krasniqi Rezmi Halit Bytyqi
Mon Hasan Krasniqi
Hajriz Feriz Gashi, pronar i firmes VALI, te cilin e falenderojme per kontributin e dhene per aksionin e ndertimit te shtepise se vullnetit te mire. E po, vendlindja dhe njerezit e saj nuk harrohen dhe ndihmohen sa here qe eshte mundesia.
Pamjet e mëposhtme janë fotografuar në shtëpinë e cila tashmë nuk ekziston por në te ka jetuar familja për të cilën do të ndërtohet shtëpia e re. Të gjithëve që ndihmuan dhe ndihmojnë për këtë shtëpi u jemi mirënjohës.
PAMJE KËTO QË THONË SHUMË DHE NA FTOJNË TË JEMI ZEMËRGJERË DHE TË SOLIDARIZOHEMI ME KËTË FAMILJE!
-----------------------
MIRË SE ERDHËT
Vizitor i nderuar,
gëzohem që keni gjetur kohë për të vizituar faqet kushtuar vendbanimit Hoçë e Qytetit. Këtu do të keni mundësi të informoheni për të dhënat historike të kësaj qendre të rëndësishme të rajonit të Vërrinit si dhe vendbanimeve të afërta që gravitojnë në te-fshatrat Billushë, Lybeçevë, Poslisht, Leskovec, Jeshkovë, Lez dhe Kushnin. Poashtu do të keni mundësi të informoheni për traditën kulturore, arsimore e folklorin e pasur të kësaj treve.
Presim që të kontribuoni në begatimin e këtyre faqeve me shënime e fotografi. Me kënaqësi do ti pranojmë sygjerimet tuaja eventuale.
Na shkruani ne e-mailin tonë: